Vanina Jahaj

Unë besoj tek dashuria me shikim të parë, tek ajo që të jep flutura në stomak, që të bën të ëndërrosh, që të lumturon pa masë e që zgjat gjithë jetën… Në momentin kur hapa për herë të parë dyert e “Class by Alketa Vejsiu” kuptova se aty do të gjeja atë, të duhurin, dhe teksa kërkoja nëpër varëse, vura re një fustan që më ftonte ta provoja, ishte pikërisht ashtu siç duhej të ishte – i derdhur pas trupit, dekolte në formë “V”, supet të mbuluar nga një tyl i hollë dhe sigurisht gjithçka e kuruar në detaj me dorë. Në atë moment nuk u ndjeva një nuse, por një princeshë dhe këtë imazh e pashë të pasqyruar edhe në sytë e përlotur të babait tim kur më përcolli në altar. Faleminderit Class!

Write a Reply or Comment

Your email address will not be published.