4 Arsye …për të zgjedhur Class si konsulentin e dasmës suaj

Ekziston perceptimi se pajtimi i një konsulenti të mirëfilltë dasmash apo eventesh është luks! Në fakt është e kundërta.Pse duhet të zgjidhni “Class by Alketa VEJSIU”?

1.Për të kursyer para
Dasma është sigurisht ceremonia në të cilën zgjidhet të shpenzohet “lumë”. Megjithatë, falë një ekspertize paraprake të nevojave e dëshirave tuajadhe sidomos falë marrëdhënieve preferenciale me partnerët tanë, ne do t’ju ndihmojmë të realizoni gjithçka brenda buxhetit të parashikuar e pa lënë jashtë as më të voglën dëshirë për një ceremoni të plotë në çdo aspekt.

2.Për të kursyer kohë
Jo rrallë gabohet në përllogaritjen e kohës që të merr organizimi i një ceremonie. Shpesh përkthimi i kësaj kohe në para të humbura nuk bëhet dhe thuajse gjithmonë, më shumë shpenzohet sesa kursehet. Ndaj…relaks! Delegojeni këtë detyrë komplekse tek një staf, i cili iu dedikohet plotësisht në formatimin e tij dhe thjesht lejojini vetes “luksin” e kontrollit mbi mbarëvajtjen e organizimit.

3.Për të evituar stresin
Me gjithë aftësitë e mira organizative e menaxheriale, të qenit i përfshirë emotivisht në dasmën tuaj, pengon organizimin e saj në kohë, brenda buxhetit dhe sidomos pa stres. Pikërisht atëherë kur duhet të çliroheni plotësisht për PO-në e madhe, nuk mund të kontrolloni nëse detajet janë në vend, sepse kjo do të zhvishte eventin nga magjia. Ndaj për të qenë “shefat” e dasmës suaj, mjafton të visheni siç duhet (nuse a dhëndër) dhe të paraqiteni në kohë. Të tjerat i merr përsipër “Class”.

4.Për t’i besuar një profesionisti
Me një eksperiencë 15-vjeçare në industrinë e medias dhe jo vetëm, në krye të disa prej spektakleve televizivë dhe mbrëmjeve Gala më të suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu merr këtë iniciativë me të vetmin qëllim: vendosjen e kësaj eksperience shumëdimensionale në dispozicion të lumturisë së atyre që do t’i besojnë perfeksionizmit me të cilin ajo realizon gjithçka merr përsipër..