Një dasmë për çdo stinë..

Do të martoheni këtë pranverë, verë, vjeshtë ose dimër? Keni planifikuar gjithçka dhe ju ka mbetur vetëm ideja e dekorit? Nuk ka vend për shqetësim, mjafton vetëm të siguroheni se të dashurit tuaj do të jenë me ju, për të gjitha të tjerat ka një “tru” që punon pa u lodhur në mënyrë që gjërat në dasmën tuaj të shkojnë ashtu siç i keni menduar gjithmonë!

Sigurisht që dekori përbën një ndër elementet më thelbësore të një dasmë në ditët e sotme ndaj edhe rëndësia që duhet t’i japim për të qenë të kënaqur nuk duhet lënë asnjëherë në plan të dytë.

Kohët e fundit, dekori i dasmave i besohet kompanive të specifikuara në këtë fushë të cilat, me eksperiencën e tyre bëjnë që gjërat të duken perfekte, njësoj si në ëndrra.

Në listën e mëposhtme, editoriali ynë ka përzgjedhur 4 dasma të organizuara nga Class Events për 4 stinët e vitit. Kurdo të jetë organizimi juaj, Class ofron ide origjinale të përshtatura më së miri me tipologjinë e çdo stine!

Një dasmë e organizuar në pranverë
Drilona dhe Kristian kurorëzuan dashurinë e tyre mes mijëra lulesh natyrale… Aroma dhe ngjyra e luleve pranverore ishin kryefjala në dasmën e tyre. Me një dekor që i ngjan një magjie të ngjyrosur në nuancat e pastelit, kjo dasmë ngjan shumë me përrallat që jemi mësuar të shohim në ekran… Lule në vend të abazhureve, trendafila që veshin tavolinat e kudo ngjyra të çelura, që njësoj si martesa, simbolizojë fillimin e një gjëje të re, me dashuri dhe përkujdesje.

Një dasmë e organizuar në verë
Vera është konsideruar gjithmonë si koha e duhur për organizimin e dasmave në gjithë botën…. Kjo dasmë është organizuar nga Amar Events, tashmë pjesë e Class Av Group. Trëndafilat dhe orkidetë që mbizotërojnë në të gjithë ambjentin i japin atij aromën e freskisë së një nate vere. Ngjyra rozë e cila i jep të florinjtës një tjetër nuancë e bën këtë dasmë të duket sa e ëmbël aq edhe luksoze në të njëjtën kohë. Ky dekor është realizuar brenda një “çadre” të improvizuar në qiell të hapur!

Një dasmë e organizuar në vjeshtë
Dasma e Arildës dhe Ermirit është organizuar në vjeshtë dhe aty mbizotëron bindshëm e verdha dhe portokallia. Në një dekor që mishëron në mënyrë perfekte stinën e vjeshtës, kjo dasmë përmbledh bukur të gjithë elementët e kësaj stine, që nga lulet e vjeshtes e deri te gjethet e florinjta që duket sikur bien nga lart për të simbolizuar në mënyrë të gjallë proçesin e rënies së tyre. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim rreth e rrotull, veçantia e këtij dekori të realizuar nga Class Events na bën ta konsiderojmë martesën në një ditë të ëmbël vjeshte.

Një dasmë e organizuar në dimër
Kush tha që në dimër nuk bëhen dasma? Class Events me dasmën në foto na provon të kundërtën! Në dimër mund të bëhen dasma shumë të bukura dhe shumë të veçanta. Gesa dhe Emiliano kanë realizuar dasmën e tyre me një dekor që i ngjan shumë një përralle dimri, një kompozim gipsofilesh me orkidetë e cila bashkon jeshilen me të bardhën në një harmoni perfekte. Duket sikur bie borë, por në fakt atmosfera është shumë e ngrohtë!