3 gjërat më të rëndësishme në organizimin e një eventi janë: thjeshtësia, personalizimi i dasmës dhe ngjyrat.

Zgjedhja e vendit është një ndër gjërat kryesore për të dizenjuar dekorin tuaj. “Class By AV” bashkëpunon me disa nga emrat më prestigjiozë dhe në çdo rezervim shkon në vendin ku do të zhvillohet festa për të fotografuar sallën dhe për të ideuar një arredim të ri.

Pasi kemi biseduar për fabulën dhe kërkesat tuaja, ne hartojmë një projekt fotografik të cilin jua prezantojmë për t’jua bërë sa më konkrete gjithçka do të prisni nga shërbimet tona. Për të qenë sa më perfektë në realizimin e çdo detaji, sa më shpejt ta fillojmë këtë planifikim, aq më mirë. Çiftet që e nisin planifikimin që një vit më parë janë gjithmonë të privilegjuar dhe i japin vetes kohën e duhur për ta shijuar të gjithë eksperiencën,jo si impenjim, por si një sezon të lumtur të jetës!

“Class” do të thotë mbi të gjitha thjeshtësi dhe thjeshtësi nuk përkthehet domosdoshmërisht në shtrenjëtsi. Duke respektuar dhe duke iu përshtatur financave dhe buxhetit tuaj, së bashku mund të bëjmë që pamja e eventit tuaj të jetë një mrekullli.

Disa nga shërbimet tona me vulën e cilësisë Class:

  • Dekor Restoranti
  • Ceremoni Celebrimi
  • Dekor Kokteili
  • Kompozime Lulesh
  • Buqeta
  • Muzikë
  • Printime & Aksesore
  • Ndriçim Profesional
  • Shërbim Make Up & Hairstyle
  • Shërbim Fotografik
  • Ëmbëlsira
  • Fishekzjarre / Fenere me Helium
  • Ledwall
.