

Rreth Nesh
Krijuar prej dëshirës e nevojës për të ofruar çfarë i mungon aktualisht tregut, vjen “Class by Alketa Vejsiu”, një strukturë e specializuar në organzimin e eventeve dhe martesave që shënojnë momente të rëndësishme në jetët tuaja.
Me një sy të vëmendshëm për të kuruar detajet dhe me shumë dëshirë për të sjellë inovacione në dekorimet e personalizuara, “Class by AV”, synon të jetë lider në sektorin e organizimit të eventeve, duke vënë theksin në katër momente kryesore që ndihmojnë realizimin perfekt:
- Konsultë mbi artin e kulinarisë dhe servirjes e kombinimit të menusë;
- Konsultë mbi muzikën që duhet të shoqërojë mbrëmjen;
- Ndriçimit spektakolar;
- Dhe Krijimtarisë së sofistikuar për të sjellë freskinë dhe çudinë që mund të realizohet me lulet!
- Detajet. “Class është gjithçka mbi detajet!”
Qëllimi ynë pavarësisht tematikës së festës është që t’u vijmë në ndihmë klientëve tanë për të sjellë magji dhe atmosferë të ngrohtë e të gëzuar në ngjarje që shënojnë jetën.