Alketa Vejsiu

Frymëzimin e ka gjetur gjithmonë në detajet më të imta – tek ato që, më shumë se çdo gjë tjetër, flasin pa zhurmë e tregojnë se eleganca dhe klasi qëndrojnë krah njerëzve pasionantë e vizionarë. E bukura ka qenë gjithmonë një pike horizonti që është identifikuar me Alketa Vejsiun qysh në fillimet e saj. Ishte vetëm 14-vjeçare kur nisi rrugëtimin si prezantuese dhe sot, që numëron shumë vite karrierë në botën e spektaklit, prezanton si një paketë suksesi edh esipërmarrjen e saj të re.

Kompania që Vejsiu prezanton sot, krahas elementëve të dukshëm të suksesit, ka një më të forte mbi të tjerët – femrën. Alketa frymëzohet nga forca dhe pushteti I femrave, nga ambiciet, pasionet dhe përkushtimi I tyre në çdo fushë të jetës. I përulet bukurisë së tyre, përkushtimit dhe dashurisë për t’u shkuar gjërave deri në fund, me vullnet, vendosmëri e besim. Jo mëkot, kompania që mban emrin e saj, 75 përqind përbëhet nga femrat – një tregues më shumë suksesi në treg.

Class

Class është themeluar në vitin 2013 me një objektiv të qartë – për të sjellë një frymë të re, elegante, specifike, në industrinë e organizimit të eventeve. Sot, pas më shumë se 4-vjetësh, dhe pas një studimi të imtësishëm të tregut, Class është kthyer pa frikë në lider të kësaj industrie.

Pas qindra bashkëpunimeve të suksesshme, Class ka një rritje potenciale, me shifra gjithmonë në rritje, por për herë duke I pasur sytë larg për të shquar të ardhmen që kalon çdo skaj të imagjinatës.

Class AV kujdeset me çdo element që të kurojë me kujdes detajet, sjell dekore të përsonalizuara dhe është gjithmonë plot ide inovatore. Ekipi I dekoreve për bëhet nga arkitektë/designer, koordinatorë eventi dhe një staf asistues profesionist. Kompania ka departamentet e saj të ndara: departamenti ifinancës, departamenti I marketingut dhe I shitjes dhe departamenti I prodhimit.

Class nuk ngjan aspak me një kompanitë zakonshme. Kush hyn këtu, gjen një showroom elegant me fustane ekskluzive mbrëmjeje dhe nuserie. Studio Hair&Makeup; Class Photography; Class Atelier dhe Revista Class me stafin e gazetarëve.

Class ka kombinimin e duhur në një industri që harmonizon bashkë kreativitetin dhe sensin e së bukurës!